FITORJA

E mërkura e Isa Mustafës ose Kadri Veselit

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Testi i seriozitetit, me të cilin ka funksionuar për këto tri vite mandat koalicioni i brishtë qeverisës, PDK-LDK, mbahet dhe vlerësohet sot në seancën e Kuvendit, pasi do të votohet për mocionin e subjekteve politike opozitare, e më pas edhe për fatin e marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Sot vendoset për fatin e koalicionit PDK-LDK

Testi i seriozitetit, me të cilin ka funksionuar për këto tri vite mandat koalicioni i brishtë qeverisës, PDK-LDK, mbahet dhe vlerësohet sot në seancën e Kuvendit, pasi do të votohet për mocionin e subjekteve politike opozitare, e më pas edhe për fatin e marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Për disa muaj, e sidomos këto ditët e fundit, ka pasur shumë spekulime nëse kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka përgatitur skenarin sekret dhe do ta shfrytëzojë mocionin e opozitës për ta shkarkuar që sot kryeministrin Isa Mustafa dhe t’i japë fund këtij koalicioni qeverisës, duke iu hakmarrë kështu për marrjen e postit të kryeministrit, që i dhembi aq shumë PDK-së. Një skenar i tillë i disfavorshëm për LDK-në do të ishte çmim i shtrenjtë, të cilin ky subjekt politik mund ta paguajë si haraçin e lakmisë për pushtet, duke rënë në kurthin e PDKsë, e cila në mandatin e kaluar, të kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi, e pati finalizuar krejtësisht edhe marrëveshjen kontroverse për Demarkacionin me Malin e Zi, por që e mbajti në sirtar dhe ia la si bombë të kurdisur Qeverisë ‘Mustafa’. Tash kjo marrëveshje po rrezikon t’i eksplodojë në dorë dhe ta dëmtojë seriozisht imazhin e liderit dhe të vetë LDK-së si parti politike pa fuqi vendimmarrëse!

Premtimet nuk u mbajtën

Analistët politikë vazhdojnë të ndajnë mendime të ndryshme në pritje të orëve të fundit të zgjidhjes së kësaj nyje. Ka të atillë që mendojnë se Qeveria përfundon sot, por ka edhe mendime të tjera që konsiderojnë se dita e fatit të koalicionit të tanishëm do të vendoset nga forca e ndikimit të presionit ndërkombëtar për të mos e mbështetur mocionin e opozitës nga PDK-ja dhe po ashtu rezultati që do të dalë nga “këshillat” dyditore adresuar partive politike, veçmas në koalicion, që t’i japin të gjitha votat në favor të Demarkacionit. Prof. Riza Smaka konsideron se ky koalicion do të duhej që sot t’i jepte fund qeverisjes së deritanishme të pasuksesshme, sepse nuk e ka realizuar asnjë nga premtimet dhe pikat programore që i ka pasur para vetes.”Koalicioni qeveritar ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, në vend të mbështetjes në programe e projekte të përbashkëta për përparimin dhe zhvillimin e vendit tonë, bazohej në postulatet e apetiteve politike e pushtetare. Së andejmi edhe xixat thumbuese të përfaqësuesve të porositur nga ato subjekte politike, të cilat lansohen kohë pas kohe, nuk janë të rastë- sishme, por të drejtuara për kapitalizimin e pozicioneve të tyre të nevojshme për fushatën elektorale që pritet, e në të cilën do të premtonin fusha e male të mbushura me lule, nga të cilat në realitet krejt pak nëse jo edhe aspak mund të pritet”, tha profesor Riza Smaka

FITORJA

Ngutja për shkak të Speciales

Analisti politik Jeton Kelmendi mendon se brishtësia në koalicion me kohë ka qenë e madhe, kurse institucionet aspak funksionale, dhe në këtë mënyrë çështja e Demarkacionit me Malin e Zi është vetëm pretekst për të shkuar para kohe në zgjedhje, derisa nuk sheh rrezik që koalicioni të bjerë nga vota e mocionit. “Partneri i madh, PDK-ja, është e interesuar ta ketë Kadri Veselin kryeministër dhe po kërkon vetëm shkas, ndërsa Gjykata Speciale po ua dridh këmbët Veselit dhe disa kokave të tjera në këtë parti, prandaj shkuarja në zgjedhje do të pengonte ose së paku do të prolongonte këtë punë, veprimin e Speciales. Kësi soji tani mendoj se kemi një kyçje të faktorit ndërkombëtar në parandalimin e shkuarjes në zgjedhje, sepse do të duhej sërish një koalicion i madh për ta ruajtur stabilitetin pas arrestimeve që do ta dredhin politikën kosovare dhe “luanët” e politikës dhe parapolitikës kosovare”, u shpreh ai. “Sa i përket votëbesimit, mendoj se partia opozitare Nisma për Kosovën është parti satelite e PDK-së, prandaj këtë iniciativë e ka me propozim të partisë mëmë, PDK-së”, tha analisti politik, Jeton Kelmendi.

Qeveria u tregua joefektive

Analisti politik, Ridvan Emini, konsideron se nuk do të vijë puna deri aty sa që PDK-ja ta mbështesë mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë, por vetë rrëzimi i ekzekutivit mund të ndodhë vetëm nëse kryeministri si kupola e lidershipit të qeverisjes së tanishme nuk arrin ta sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për ratifikim të Demarkacionit ose përmes kushtëzimit për rinegocim të krejt marrëveshjes së tanishme për të bashkëqeverisur deri në fund të mandatit.”Pragmatizmi politik i PDK-së konstituohet në gjendjen neutrale karshi situatave të politikës ditore. Andaj, kjo nënkupton që PDK-ja besoj se nuk do ta votojë mocionin. Qeverisja e LDK-së nuk ka qenë efektive në shtytjen e projekteve madhore për të ardhmen e Kosovës, rrjedhimisht deputetët e LDK-së e kanë sabotuar vetë Qeverinë e udhëhequr nga kjo parti. Në këtë pikë PDK-ja ka treguar maturi dhe fleksibilitet për t’i avancuar çështjet me rëndësi nacionale”, potencoi ai.”Njëherazi mosgatishmëria e LDK-së mund të jetë shtysë për rinegocimin e marrëveshjes mes palëve në koalicionin qeverisës”, tha analisti politik Ridvan Emini./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.