RCCOLA

E mbytë rryma 31 vjeçaren Violeta Isufi

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Violeta Isufi nga Llabjani i Artanës ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma derisa ishte duke larë tepihun në shtëpinë e saj tha Ismet Hashani.

Violeta Isufi (1981) ka vdekur nga goditja e rrymës elektrike tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë .

Uji Dea

Hashani tha për rajonipress se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga rryma elektrike derisa ishte duke e larë tepihun, ndërsa me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve.

Së bashku me viktimën ishte edhe bashkëshorti i saj dhe fëmija i tyre i mitur. Bashkëshorti dhe fëmija i tyre nuk kanë pësuar lëndime dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore tha Hashani./rajonipress/