United Hospital

E mbante me forcë të miturën në banesën e tij, arrestohet i dyshuari

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Kosovës pranë Stacioni Policor në Gjilan, ka pranuar një informatë se i dyshuari shqiptar brenda banesës tij në Gjilan dyshohet se mbante një femër me forcë. Hetuesit Policorë kanë arritur që të hyjnë brenda në banesë ku kanë arrestuar të dyshuarin ndërsa brenda banesës është takuar edhe e mitura shqiptare e lindur në vitin 2000 e cila ka deklaruar se ishte duke u mbajtur aty e detyruar dhe pa vullnetin e saj.

Pasi janë shoqëruar në stacion policorë, viktima e mitur është intervistuar në prezencën e punëtorit të QPS ndërsa i dyshuari në prezencën e trupit mbrojtës.

Të miturës i është ofruar ndihma mjekësore pasi që ankohej se ka pësuar lëndime nga dhuna fizike të cilën e ka ushtruar i dyshuari ndaj saj.

Hidromorava

Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani.

Ndryshe rasti është cilësuar si: “Privim i kundërligjshëm i lirisë- Lëndim i lehtë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.