UBT

E mahnitshme: Polici e dënon dhe ia jap 100 dollarë ta paguaj dënimin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Hiden Carlo (25), të cilin në Planu të Teksasit e kishte ndaluar një polic pasi që i kishte kaluar regjistrimi i veturës, ka pranuar hapur që nuk ka falje për gabimin e bërë.

“I thash se nuk kam sqarim se përse nuk e kam vazhduar regjistrimin, përveç që nuk kam para. Është dashur të zgjedh, ose t’i ushqej fëmijët ose ta regjistroj veturën”, ka thënë Carlo.

Polici Carlos i ka shqiptuar dënimin, por edhe i ka dhënë një zarf.

“Kur e kam hapur, pashë bankënotën prej 100 dollarësh. Shkova shpejt ta paguaj. Cfarë kam mundur tjetër”, ka thënë ai për televizionin CBS DFW.

Polici s’i ka thënë askujt asgjë për këtë vepër të mirë, por gjyshi i Carlos, Billy McCintaier ka qenë aq i prekur me këtë gjest njerëzor, saqë i ka shkruar letët stacionit policor.

Mobi Casa

“Nuk ka shumë polic që mund ta bëjnë një gjë të tillë”, ka deklaruar ai.

Sipas mediave, polici human, për dallim nga shumë të tjerë që më herët kanë bërë vepra të mira, ka dashur të mbetet anonim, por kolegët e tij kanë për qëllim që t’i japin mirënjohje të veçantë.

“Më ka thënë se atij burri më shumë se atij i duheshin paratë dhe se nuk është hamendur kur ka vendosur t’ia jap ato”, ka deklaruar kolegu i tij dhe zëdhënësi i policisë, David Till.

“Me ka ndihmuar atëherë kur më së shumti kisha nevojë. E vlerësoj shumë, asnjëherë nuk do ta harroj atë njeri”, ka thënë Carlo. (ORAinfo)