E lumtur në këngë dhe dashuri

Këngëtarja Vesa Luma ka zgjeruar krijimtarinë e saj muzikore edhe jashtë kufijve. Ajo sapo ka përfunduar xhirimin e videoklipit më të ri të këngës “Supersticious” në bashkëpunim me artistin shqiptar Jon Tarifa.
Për herë të parë Vesa ka realizuar një videoklip në Holandë për të cilën thotë të jetë mjaftë e lumtur. “Ishte një kënaqësi shumë e madhe të realizoja videoklipin e këngës ‘Supersticious’
me Jon Tarifa në Holandë. Jam shumë e lumtur që pata rastin të përjetoj një eksperiencë ndryshe dhe shumë të bukur në Holandë gjatë këtyre xhirimeve. Falënderoj shumë artistin e talentuar Jon Tarifa ë cili më nderoi duke qenë pjesë e këngës. Uroj që kënga dhe klipi të pëlqehen në publik”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Promovimin e kësaj kënge Vesa e ka bërë në top radiot holandeze gjegjësisht në Amsterdam në radion “Funx” për të cilën thotë të ketë kaluar shumë bukur. Vesa përveç sukseseve në këngë, ajo vazhdon të qëndroj mirë edhe në lidhjen e saj të dashurisë. U bë kohë që ajo është në lidhje me Big Bastën me të cilën po kalon një periudhë mjaftë të mirë dashurie.
Mirëpo ende nuk ka planifikuar se kur do të martohet, mbase edhe angazhimet e shumta që ka në karrierën muzikore ndikojnë që ajo tash për tash mos të mendoj për martesë. Vesa na bënë të ditur se pa këtij projekti do të pasoj edhe një videoprojekt tjetër për të cilën do të flas më vonë.