Fundamenti

E lodhur nga skandalet dhe thashethemet e shumta, Morena Taraku thotë se do të largohet nga rrjetet sociale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka tash e sa kohë që përflitet në media për një skandal doganor.

E gjitha kjo ka të bëjë me një veturë që ajo e ka sjell nga Gjermania në Kosovë, e cila po komentohet tash e sa kohë në media.

E lodhur nga ato që shkruhen, Morena ka reaguar së fundmi me një shkrim në InstaStory, duke treguar se ofendime e shumta në drejtim të saj po e zhgënjejnë tej mase.

“Shumë dashuri por edhe urrejtje e ofendime…të gjitha këto i mban mbi supe një artist. Unë kam dhënë pak a shumë për artin shqiptar, atë e dinë më mirë ata që kanë qenë në rrugëtimin tim me mua…Jam e zhgënjyer shumë nga shumë gazetarë që për interesa të veta personale njollosin mundin tënd dhe asnjëherë s’u bë i fortë asnjë hero nga ne e të ngre padi për shkatërrim imazhi”, shkruan fillimisht Morena.

Tutje, ajo ka treguar se ka një lajm jo shumë të mië për fansat.

FIDANISHTJA

“Ju betohem gjithë atyre që më duan dhe që ndoshta me këtë lajm edhe do i mërzis, por kam nevojë të dua veten dhe familjen time që asnjëherë s’pata kohë sa duhet për ta”, ka shkruar Taraku.

Dhe në postimin përfundimtar, ajo bëri të ditur se ka ndër mend të largohet paksa nga rrjetet sociale, sepse ka nevojë për pak qetësi me veten.

“Desha të ju falënderoj për çdo pikë dashurie që ma keni falë…për çdo koment e çdo përkrahje. Unë që nga sot do jem pak e shkëputur nga rrjetet sociale dhe dua të fokusohem në qetësinë time shpirtërore dhe me brendësinë time…ne si artistë nganjëherë harrojmë të falim dashuri e kujdes tek vetja”, ka shkruar Morena Taraku.

E njëjta, së fundmi publikoi projektin muzikor “Missed Call”, që u prit mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.