E largojnë nga skuadra, mbrojtësi shqiptar përfundon sërish në ‘rrugë’
Merkatoja e transferimeve gjen shumë nga kuqezinjtë të pasistemuar për edicionin e ri.
Mirëpo, të tjerë nga dita në ditë, po përfundojnë në “rrugë” dhe jashtë planeve të skuadrave ku mbyllën sezonin e fundit.
Një i tillë është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Naser Aliji, i cili ka mbetur pa ekip nga dita e djeshme dhe tashmë duhet të gjejë një klub të ri.
25-vjeçarit me origjinë nga Kumanova i është ndërprerë kontrata nga ana e klubit të Dinamos së Bukureshtit, fill pas largimit të trajnerit Mirçea Redniç, shkruan “Panorama Sport”
Bashkë me Alijin, klubi ka larguar edhe shumë lojtarë të tjerë, duke nisur kështu një fushatë spastrimesh.
Në gjashtë muaj me Dinamon, Aliji luajti 15 ndeshje.


