United Hospital

E konfirmuar: “Me ftesë të kryetarit Kamberi, presidenti Nishani me 7 mars do t’a vizitoj Bujanocin”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në një prononcim ekskluziv për portalin Lugina-Lajm, këshilltari i presidentit Nishani, Flamur Gashi, ka konfirmuar vizitën e presidentit Bujar Nishani, që do t’ia bëjë komunës së Bujanocit me 7 mars.

Gashi deklaroi se ftesa e shkruar për vizitë në Presidencë ka ardhur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

“Me ftesë të kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, presidenti Bujar Nishani me 7 mars do të vizitoj komunën e Bujanocit” – deklaroi përmes telefonit Flamur Gashi.

Uji Dea

Ai, deklaroi që përkundër axhendës të papërfunduar, një gjë është e sigurtë, që presidenti Nishani do ta vizitoj Bujanocin me 7 mars, me çrast do të marrë pjesë në organizimet kulturore në njërën nga shkollat shqipe në atë komunë.

Sipas Gashit, kjo ka qenë ftesa e vetme zyrtare e drejtuar Presidentit për të vizituar Bujanocin dhe që tanimë janë përmbushur të gjitha procedurat që kjo vizitë të ndodhë, përkundër që presidenti Nishani ka patur edhe ftesa gojore nga liderët e tjerë të Luginës së Preshevës.

Kjo është hera e parë në histori që Bujanoci të vizitohet nga një President i Republikës së Shqipërisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.