ARKATANA

E konfirmon ZRrE-ja: Tarifat e reja llogariten nga 9 shkurti

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu ka konfirmuar se tarifat e reja të energjisë elektrike për personat që shpenzojnë më shumë se 800 kWh energji elektrike në muaj kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt të këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Duke folur mbi kërkesën e KESCO-s që këto tarifa të aplikohen nga 1 marsi i këtij viti, Fejzullazhu tha se është detyrë e kësaj kompanie që ta implementojë vendimin sipas ZRrE-së.

“Ne e kemi thënë edhe në mbledhje por e kemi thënë edhe në takimet që kemi pasur me ta që vendimi hyn në fuqi më 9 shkurt. Është obligim i KESCO-s që ta impletojë atë vendim sipas vendimit të ZRrE-së”, ka thënë ai.

ARKATANA

Më tutje, kryesuesi i Bordit të ZRrE-së siguroi se për personat që konsumojnë deri në 800 kWh energji elektrike, s’do të ketë rritje të çmimit të energjisë.

“Ne edhe në raport i kemi përgjigjet që meqenëse Qeveria ka ndarë një subvencion prej 100 mijë euro. Ai ka ndikuar që të gjithë konsumatorët që konsumojnë deri në 800 kWh nuk do të kenë rritje apo do të faturohen me tarifat ekzistuese. Pra faturat e tyre do të kalkulohen duke përfshirë edhe zbritjen që ka rezultuar nga fondi apo subvencionimi i Qeverisë”, tha ai.

Fejzullahu këtë deklaratë e dha në një konferencë për media pas mbledhjes së bordit të ZRrE-së. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.