Fundamenti

E konfirmon Prokuroria: Ridvan Muharremi e dy zyrtarët e MINT-it dërgohen në mbajtje për 48 orë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka konfirmuar lajmin se janë arrestuar Ridvan Muharremi, pronar i restorantit “Bukë e Zemër” dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Hafiz Gara e Irfan Lipovica për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtar.

UBT

Sipas njoftimit të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit.