Eko Higjiena

E konfirmon Hashim Thaçi: President zgjedhem pas 17 shkurtit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndërsa sa i përket zgjedhjes së presidentit, Thaçi ka thënë se do respektohen gjithë procedurat.Rreth asaj se kur do të mbahet seanca e Kuvendit ku do të votohet presidenti, Thaçi ka thënë se është Kryesia e Kuvendit ajo që do të vendosë.Mirëpo, ajo do të ndodhë pas 17 shkurtit, pasi Thaçi tha se zgjedhja e presidentit do të ndodhë pas festës.

Ai ka thënë se kjo vizitë është dëshmia më e mirë e mbështetjes së SHBA-ve për Shqipërinë, për reformat që po ndodhin atje dhe për kultivimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve.

“Vizita e sekretarit në Shqipëri, është edhe mesazh për rajonin për mbështetje të frymës euroatlantike. Deklarata e tij për Kosovën, është dëshmia më e mirë se ne duhet të rrisim përgjegjësitë tona, të ecim përpara, të shikojmë kah e ardhmja, të realizojmë përgjegjësitë tona karshi qytetarëve por edhe ndaj Bashkimit Evropian”, ka thënë Thaçi.

“Vizita e Kerryt dhe në Prishtinë para pak kohe, janë mesazhet më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë. Këto vizita në Prishtinë e Tiranë, janë mesazhe të mira se ne jemi në rrugë të drejtë, se SHBA-të jo vetëm që janë partner, por edhe mbështetës të fuqishëm të vlerave tona. Ne do të vazhdojmë të punojmë me tërë potencialin tonë, por edhe të distancohemi nga veprimet që nuk përkojnë me vlerat demokratike, që të shkëputemi ndaj çdo logjike të izolimit”, ka deklaruar Thaçi.

Eco Higjiena

Ndërsa sa i përket zgjedhjes së presidentit, Thaçi ka thënë se do respektohen gjithë procedurat.

Rreth asaj se kur do të mbahet seanca e Kuvendit ku do të votohet presidenti, Thaçi ka thënë se është Kryesia e Kuvendit ajo që do të vendosë.

Mirëpo, ajo do të ndodhë pas 17 shkurtit, pasi Thaçi tha se zgjedhja e presidentit do të ndodhë pas festës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.