E konfirmon Cana: Me këtë skuadër jam në bisedime
Lorik Cana e pranon se është në bisedime me ish skuadrën e tij Olympique Marseille.Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka pranuar se është në negociata me Olympique Marseille.
Mirëpo ai e ka pranuar se ende nuk e ka vendosur se ku do të luajë në sezonin e ri, por largimi nga Lazio është i sigurt.
“Jam në negociata me Marseillen, po është e vërtetë. Por, nuk ka ende asgjë zyrtare. Klubi francez më kërkon, por ende nuk kam vendosur se ku do të luajë në sezonin e ri”, deklaroi Cana për “Calcionews24”.


