E konfirmon agjenti: Mbrojtësi shqiptar është i gatshëm të luajë për Interin
Agjenti i Marash Kumbullës, Gianni Vitali ka pohuar se nuk e ka idenë që klienti i tij ka qenë temë diskutimi në takimin e fundit mes Hellas Veronas dhe Interit, derisa ai ka shfaqur besim se mbrojtësi shqiptar ka kapacitet të luajë për ‘Nerazzurrët’.
“Nuk ka asnjë të re. Nuk kam marrë ndonjë të re, apo se si rrodhi takimi”, ka thënë Vitali në një bisedë me ‘FCInterNews.it’.
“Interi ka qenë duke e ndjekur Kumbullën që nga fillimi i edicionit. Ai është një futbollist që po ndiqet nga klube të shumta italiane dhe evropiane”, ka treguar më tej agjenti i reprezentuesit shqiptar.
Më pas, Vitali është pyetur nëse 19-vjeçari është i gatshëm të luajë për Interin.
“Po, ai do të ishte i gatshëm. Ai mund të luajë në mbrojtjen e ‘Nerazzurrëve”, ka thënë Vitali.
Përveç Kumbullës, edhe Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës thuhet të jetë në ‘radarin’ e Interit kohëve të fundit./Zëri.info


