Eko Higjiena

E konfirmojnë në Berlin: Propozimi franko-gjerman bëhet pjesë e dialogut të Brukselit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e ka konfirmuar se propozimin franko-gjerman e kanë përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo këtë e konfirmoi kur u pyet nga gazetarët në konferencën e përbashkët për media me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, raporton Gazeta Express.

“E kemi integruar këtë gjë [propozimin franko-gjerman] në dialog, pra është shumë e domosdoshme. Bëjmë thirrje për të dyja palët që të ecin më tutje sepse kjo është një urë që po ndërtohet për të zgjidhur një problem që mund të zgjidhet. Është në të mirë edhe të procesit të përshpejtuar të integrimit. Procesi është i bazuar në meritë”, tha von der Leyen.

GRANDEMALL

Në aspektin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, ajo tha se ka një frymë ndryshimi për shkak të gjendjes gjeopolitike

“Është me rëndësi kritike që të ecet tutje me procesin e Ballkanit Perëndimor dhe këtu kemi qëndrim të përbashkët. Ne duam që miqtë tonë të jenë brenda BE-së.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.