Mobi Casa

E kërkonte Interpoli, arrestohet në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga policia në Gjilan pasi ndaj tij kishte pasur një urdhëresë nga ana e Interpolit tha Ismet Hashani.

Në bazë të urdhëresës së Interpolit, policia e Gjilanit me kërkesë edhe të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit DPP Prishtinë, nga Policia në Gjilan është arrestuar personi i dyshuar B. S. (shtetas i R. Serbisë), pasi që për të njëjtin ekzistonte një fletë-arrest ndërkombëtarë i lëshuar nga INTERPOL-i.

Sipas burimeve tona bëhet fjalë për Baki Sadikin, 65-vjeç, nga Rahovica e Preshevës, i cili akuzohet për trafik droge në Sllovaki dhe ka qenë në kërkim qe një kohë të gjatë nga Interpoli.

Fundamenti

Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan tha se pas arrestimit i dyshuari është dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Gjykatës së Qarkut në Gjilan dhe ndaj të njëjtit, është lëshuar aktvendimi mbi ndalimin e tij.

Gjithashtu për arrestimin e këtij personi është njoftuar edhe Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit- DPP Prishtinë tha Hashani./rajonipress/