Fundamenti

“E kemi paguar një çmim”: Konjufca thotë se gjuha e Kurtit pati pasoja për VV-në

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, Kosova vazhdon të mbetet pa Kuvend të konstituuar, ndërkohë që Vetëvendosje, si forca e parë politike e dalë nga zgjedhjet, vazhdon të mbetet pa elementin themelor të çdo demokracie funksionale – shumicën parlamentare.

Për anëtarin e kësaj partie, Glauk Konjuca, retorika e ashpër dhe polarizuese e tyre, ka bërë që VV-ja ta “paguajë një çmim.

”Ish-kryetari i Kuvendit, në një intervistë të dhënë dje për ATV, pranoi se retorika e përdorur gjatë fushatës nga Kurti ka sjellë pasoja për ta. Me një ton të qetë, Konjufca tha: “Mendoj që e kemi paguar një çmim për këtë – ç’është e vërteta.”Në epiqendër të kësaj kostoje politike që përmend Konjufca është, pa dyshim, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Partitë rivale u etiketuan si “hajvanatë”, bashkëpunëtorë të Serbisë, ndërkohë që LDK-ja në veçanti, u shënjestrua nga Kurti.Kjo gjuhë e rezultoi me LDK-në që refuzoi në mënyrë kategorike çdo mundësi për një koalicion me VV-në, përkundër lutjeve të shumta nga Kurti pas rezultatit zgjedhor ndaj 9 shkurtit.

FIDANISHTJA

Në mes të një sërë deklaratash dhe postimesh publike ku kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ritheksonte refuzimin e pakompromis të bashkëpunimit me VV-në, në një nga postimet ai i referohej “moçalit të madh të pështymave”, që, sipas tij, e kanë dehumanizuar diskursin politik në vend:“Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim.Sepse fjalët, si edhe bindjet, kanë peshë.

Fjalët e thëna ndaj nesh kanë peshë. Dhe fjalët tona – ato që u kemi dhënë qytetarëve tanë, atyre që nuk joshen nga spektakli i përçarjes por që besojnë se shteti ndërtohet me respekt e dinjitet – kanë peshën e fjalës së dhënë. Peshën e besës”, kishte shkruar Abdixhiku.

Kujtojmë se nesër pritet që Kuvendi i Kosovës të mblidhet për të 32-tën herë, në përpjekje për t’u konstituuar. Megjithatë, partitë politike vazhdojnë të jenë të barrikaduara në pozicionet e tyre: opozita refuzon kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa Vetëvendosje nuk tërhiqet nga kjo zgjedhje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.