GRANDEMALL

“E kemi gati”, nga Qeveria tregojnë se kur do t’i dorëzohet veteranëve propozimi për pensionet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Janë bërë 10 ditë që kur përfaqësuesit e veteranëve u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për kërkesat e tyre.

Pas takimit ata thanë se nuk ishin pajtuar me asnjë nga pikat e shefit të ekzekutivit.

FIDANISHTJA

Ky i fundit do tu dërgonte veteranëve një propozim në formë të shkruar lidhur me kërkesat e tyre.Lidhur me këtë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se qeveria ka finalizuar një propozim konkret dhe përmbajtjesor dhe brenda një kohë shumë të shkurtër do ta ndajmë me përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës.“Në takimin me përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës që kryeministri Kurti ka mbajtur në zyrën e tij me 17 qershor është ritheksuar përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së veteranëve të UÇK-së. Në takim janë prezantuar edhe propozimet e Qeverisë në këtë drejtim, të cilat propozime u dorëzohen përfaqësueseve të këtyre organizatave edhe në formë të shkuar. Ne kemi finalizuar një propozim konkret dhe përmbajtjesor dhe brenda një kohë shumë të shkurtër do ta ndajmë me përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës”, ka thënë Kryeziu për Gazeta Blic.

Ndryshe, takimi i veteranëve me kryeministrin Kurti kishte ardhur një ditë pas protestës së veteranëve të organizuar para Kuvendit të Kosovës, për shkak të së cilës u ndërprit edhe seanca, derisa deputetët e PDK-së nuk kishin lejuar që ajo të mbahet, duke bllokuar foltoren e Kuvendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.