E kanos policin me sopat
Gjilan – Në fshatin Busavatë të Kamenicës është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke qarkulluar me një kamion, është ndalur në një pikë kontrolli dhe gjatë kontrollimit, zyrtarët policorë kanë vërejtur se në kamion ka të ngarkuara dru pa dokumentacion përkatës njoftoj policia e Kosovës.
I dyshuari më pas ka tentuar së bashku me kamion të largohet nga vendi i ngjarjes dhe më pas ka kanosur zyrtarin policor me një sëpatë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/


