E kanos përmes facebookut, përfundon në pranga

Gjilan – Në fshatin Doberqan të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti në vazhdimësi përmes telefonit celular dhe rrjetit social Facebook është duke e kanosur viktimën femër shqiptare njoftoj policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./rajonipress/