“E kam shkruar për 20 minuta, me lot në sy”, Manjola Nallbani zbulon poezinë e parë që krijoi për një këngë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbrëmjen e kaluar, e ftuar në “Këndo këngën time”, ishte këngëtarja shumë e dashur, Manjola Nallbani. Ajo ka rrëfyer shumëçka për muzikën dhe hitet e padiskutueshme të shumë viteve më parë. Ajo i ka cilësuar këngët e viteve ’90 si këngë të shkruara me shpirt, ndaj kanë mbetur në memorien e të gjithëve edhe pse kanë kaluar shumë vite. Ndër të tjera, Manjola ka zbuuar se poezinë e parë që ka shkruar për këngë ka qenë “Lufton Drenica”, një krijim mjaft i ndjerë.

Eco Higjiena

“Është kënga ime, unë jam autore aty sepse është poezia e parë që kam shkruar për këngë. Ka një arsye pse i kam shkruar ato vargje në 20 minuta, sikur të isha poete, duke parë lajmet e TVSH-së. Ishte momenti i luftës në Kosovë dhe lajmet po jepnin shqiptarët nga zona e Drenicës si po i dëbonin. “Pata emocione të jashtëzakonshme, shkruaja dhe qaja duke parë ato pamje”, shprehet Manjola. Ndër të tjera ajo ka shtuar se është ndjerë më fat që me anë të këngës, fjalës së saj ka dhënë një kontribut modest, por për të është një moment që nuk ka për ta harruar kurrë. “Unë kujtoj burra nga 70-80 vjeç që ju rridhnin lotët kur vinin në koncerte, donin të ishin të pranishëm të gjithë për të dhënë një kontribut modest, sepse ka shumë që kanë dhënë edhe më shumë pa diskutim. Por është fat për një artist të jetë pjesë e një emocioni të tillë, të ruajë kujtime të tilla”, thotë këngëtarja, duke i emocionuar edhe të pranishmit të cilët e kanë duartrokitur menjëherë.