Mobi Casa

E ka dashur futbollin, ka ushtruar karate, Robin Krasniqi zbulon pse vendosi të merret me boks

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Robin Krasniqi është njëri ndër boksierët më të mirë në trojet shqiptare.

32-vjeçari nga Juniku i cili përfaqëson Gjermaninë në nivelin ndërkombëtar, renditet në vendin e 25-të nga 1374 boksierë në ranglistën botërore.

Krasniqi së fundmi pësoi humbje Stefan Haertel në muajin maj, por që kjo nuk e zbehë talentin e jashtëzakonshëm që ka në boks, raporton Zëri.info.

Nga 55 përballje të zhvilluara deri më tani, Krasniqi ka regjistruar 49 fitore teksa ka gjashtë humbje.

Ndonëse është boksier i mrekullueshëm, Krasniqi më herët ka pëlqyer të merret me sporte si futbolli apo edhe karate.

Uji Dea

I ftuar në emisionin “Vera” në RTK, Krasniqi ka zbuluar se pse në fund vendosi të merret me boks.

“Çdo sport e kam respektuar dhe e kam dashur çdo sport, por zemra më ka thënë gjithnjë sportet luftarake. Kam provuar edhe karate, por s’kam qenë 100% i gatshëm për ty”, tha fillimisht Robin Krasniqi, përcjell Zëri.info.

“Nga sporti i karatesë kam mësuar shumë – shpejtësinë, por në fund më shumë u përshtata me boks”, vlerësoi 32-vjeçari.

“Në familje kam qenë më i urti dhe askush nuk e besonte se mund të bëhesha boksier. Kam shikuar shumë filma dhe e kemi pasur aty edhe Luan Krasniqin. Të gjithë ishin kundër që unë të bëhesha boksier”, shtoi boksieri i lindur në Junik./Zëri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.