Hidromorava

E jashtëzakonshme: Stër-mbesa e Skënderbeut do performojë në HardhFest 2016

/ 2 minuta lexim
HW

Stër-mbesa e Skënderbeut, Sofie Kastrioti, është konfirmuar si një prej mysafireve speciale dhe befasive më të mëdha të edicionit të 15-të dhe jubilar të festivalit të rrushit dhe të verës që mbahet në Rahovec, Hardh Fest 2016. Ajo do të qëndrojë për herë të parë në Kosovë me rastin e HardhFest, më datat 2, 3 dhe 4 shtator.

Stër-mbesa e heroit kombëtar që është gjenerata e 14-të edhe zyrtarisht ka konfirmuar pjesëmarrjen në HardhFest 2016.

Ylli i muzikës në Australi dhe pasardhësja e heroit tonë kombëtar, Sofie Kastrioti, me anë të një video ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe ka shprehur kënaqësinë që do të jetë pjesë e festivalit të rrushit dhe të verës, HardFest në edicionin jubilar të tij.

Festivali nacional i përkrahur nga të gjitha institucionet do të pasurohet po ashtu me një performancë të Sofie Kastriotit, e cila është një muzikante e njohur në mbarë botën, shkruan Telegrafi.

Më parë Sofie Kastrioti është shprehur krenare me faktin se është pasardhëse e Skënderbeut.

ARKATANA

Ajo po ashtu performoi në Melbourne “Vallen e Rugovës”, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.

Kjo është hera e parë që Sofie Kastrioti do të qëndrojë në Kosovë, teksa krahas saj pritet të jenë mijëra të pranishëm në festivalin e madh rrushit dhe të verës ku është përgatitur një program i pasur artistik në konakun e Rahovecit përballë Stone Castles.

Deri tash pos performancës së Sofie Kastriotit është konfirmuar edhe performanca e Elita 5 në këtë festival, rock grupit legjendar që pritet të ketë një prej paraqitjeve më spektakolare, krahas edhe deejayve ndërkombëtarë si Alex Belluscio dhe Borce Panov.

Por, pritet të konfirmohen edhe artistë të tjerë që do të performojnë në Hardh Fest 2016 që mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.