United Hospital

E jashtëzakonshme: Erton Fejzullahu lë Suedinë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një super lajm vjen nga Suedia. Përfaqësuesja e Kosovës do të grumbullojë ish-lojtarin e Suedisë A, Erton Fejzullahun. Është vetë sulmuesi që ka konfirmuar ftesën e përzgjedhësit Albert Bunjaku, për miqësoret e këtij muaji me skuadrat gjermane, Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen, që luhen më 24 e 27 mars në Gjermani.
Ai tani luan me Beijing Guoan, kurse për shumë vjet ka bërë karrierë në elitën e futbollit të Suedisë, derisa një kohë ishte edhe në Holandë.

“Kur unë vendosa të luajë për Suedinë, kisha interesim nga Shqipëria. Por, më pastaj më kontaktoi trajneri i Kosovës Albert Bunjaku. Ai më tregoi për projektin e tyre dhe çfarë duan të bëjnë. Mua m’u duk shumë interesant dhe tani ndihem mirë që kam vendosur të luaj. Është ndjenjë e mirë të përfaqësosh vendin tëndë ku ke lindur”, ka thënë Fejzullahu për uebfaqen suedeze ‘expressen.se’, raporton Gazetaolle.com.

Debuton në mars

Fejzullahu ka pranuar ftesën e Bunjakut, dhe debutimin do ta bëjë këtë muaj. “Do të jetë emocionuese. Do të jetë një aventurë e re për mua”, shtoi ai.
Fejzullahu ka pesë ndeshje me Suedinë A, por përse nuk u ftua më nga Erik Hamren. “Hamreni nuk më ftoi më, dhe ishte e qartë se unë nuk do të luajë më aty. Shqipëria ka qenë në mendjen timë gjatë gjithë kohës, por kur unë ndjeva se Suedia do të më ftonte dhe do të kisha rastin…por tani ky shans ka vdekur…”, deklaroi sulmuesi i lindur në Mitrovicë.

Mobi Casa

Si Ibrahimoviqi

Ai javë më parë u ndëshkua me karton të kuq në Ligën e Kampionëve të Azisë. “Ishte karton i kuq sikur i Ibrahimoviqit… Jo, jo është shaka, ishte për të kuq. I kërkoj falje bashkëlojtarëve dhe skuadrës. Nuk e di se çfarë ndodhi. E pranova dënimin dhe u suspendova me dy ndeshje. Fatmirësisht e fituam atë ndeshje, edhe pse unë u përjashtova”, përfundoi Fejzullahu.

Ai kishte kaluar nëpër grupmoshat e reja të Suedisë, derisa me Kombëtaren A shënoi tre gola në pesë ndeshje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.