Hidromorava

E heq nga Facabook, ajo i djeg shtëpinë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Jennifer Christine Harris, një grua, 30 vjeçe nga Des Moines, Iowa (Shtetet e Bashkuara) nuk e ka përtypur faktin që një mike e saj, Nikki Rasmussen e ka fshirë nga lista e miqve në Facebook.

Në shenjë hakmarrje ajo i ka vënë zjarrin shtëpisë së Nikki, ndërsa ajo dhe bashkëshorti i saj, Jim Rasmussen ishin duke fjetur, shkruan noa.

Shkas është bërë një grindje në Facebook e cila u rrit me largimin e miqësisë. Duket se bota virtuale është përhapur dhe në botën reale.

RCCOLA

Jim Rasmusen tha se dy gratë nuk ishin më mike në Facebook për shkak të një mosmarrëveshje ndodhur duke biseduar në rrjetin social.
“Sipas Nikki, Jennifer është zemëruar me të, sepse ajo përfundoi miqësinë e tyre në Facebook”, ka deklaruar Rasmussen.
“Shkaku i grindjes ka qenë një ngjarjeje e krijuar në Facebook nga Nikki, një festë, ftesat e së cilës janë dërguar përmes platformës së Facebook dhe Jennifer nuk eshte ftuar.

Me afrimin e datës është rritur dhe armiqësia mes tyre,” ka përfunduar burri.