Eko Higjiena

E harron Kosovën, ëndërron Botërorin me Belgjikën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Adnan Januzaj ka ende mundësi të luajë për Kosovën, pasi nuk ka luajtur ende ndeshje zyrtare me Belgjikën që prej pranimit të FFK-së në UEFA e në FIFA. Megjithatë, duket se futbollisti nga Istogu as që e ka në mend Përfaqësuesen Verdhekaltër, pasi nuk e përmend atë asnjëherë, raporton “Zëri.info”.

Përkundrazi. Ai vazhdimisht i vetofrohet Belgjikës, e cila nuk dëshiron të dëgjojë për të që nga Botërori i vitit 2014. Sidoqoftë, futbollisti ofanziv i krahut të majtë ëndërron që me belgët të luajë në “Botërorin 2018” pasi mbeti pa u ftuar në “Evropianin 2016”.

United Hospital

Ai është transferuar verën që shkoi në Real Sociedad dhe përmes Spanjës synon ta kapë një vend në ekipin belg për “Russia 2018”, edhe pse nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje eliminatore, shkruan “Zëri”.

“Punë imja është që të impresionoj me paraqitje këtu në Spanjë. Shpresoj për një vend në Botëror me Belgjikën. Bota nuk ndalet”, ka thënë Januzaj për tabloidin britanik “Daily Mail”./Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.