UBT

E harrojnë në burg, i paguajnë 4 milionë dollarë studentit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Harresa është njerëzore. Por nganjëherë ajo mund t`i shkaktojë dikujt dhembje, të cilat në fund shpërblehen. Sikur në rastin e studentit nga Kalifornia. Daniel Chong, 25 vjeçar, është marrë në burg gjatë një bastisje së bashku me një të dyshuar për tregti me drogë.

Pasi është futur në një çeli, ai, thjesht, është harruar nga të gjithë. Aty ka mbetur pesë ditë, pa ushqim dhe pa ujë. Kjo ka ndodhur në muajin prill të këtij viti.

Mobi Casa

Por këto ditë avokati i tij ia ka dalë që nga autoritetet e ndjekjes së tregtisë me drogë DEA të nxjerrë dëmshpërblimin e majmë prej 4.1 milionë dollarë për klientin e tij, shkruan “Los Angeles Times”.

Në gjendjen e dëshpëruar që kishte mbetur, pa ushqim dhe pa ujë, Daniel Chong ishte detyruar të pinte urinën e vet, ka dëshmuar ai pas daljes. Sipas tij, gardianët i kishin injoruar thirrjet e tij për ndihmë dhe goditjet në derën e qelisë. Pas daljes nga qelia, atij i është dashur të kalonte disa ditë në spital për trajtim mjekësor.