Fundamenti

E harrojnë Luginën duke menduar për Maqedoninë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vendimi i qeverisë maqedonase për qytetarët e R.Kosovsë, të cilët i detyronë që të paguajnë taks për të hyrë në shtetin e Maqedonisë, ashtu siç paguanë çdo qytetarë i Luginës së Preshevës për të hyrë në Kosovë, 20 euro për çdo veturë, ka trullosur jo vetëm qytetarët por edhe vet Qeverinë e R. Kosovës, të cilët me të gjitha mekanizmat shtetërorë janë duke u munduar që ta zhbllokojnë kufirin Kosovë-Maqedoni.

Sa do të ndikoj kjo në ndërgjegjjen e politikanëve kosovarë, për tu angazhuar edhe në heqjen e taksave për shqiptarët e Luginës, mbetet pak për të shpresuar. Shefat e grupeve të këhsilltarëve në asamblenë komunale të Bujanocit të cilët e udhëheqin pushtetin lokal, nuk janë të pajtimit me vendimin e Qeverisë maqedonase, por as optimist se ky vendim do t’ia qel sytë qeverisë së Kosovës që të mendojnë më shumë për shqiptarët e Luginës.

Hidromorava

Shefi i grupit të këshilltarëve të PD-së Samet Latifin dhe ai i LPD-së Adnan Salihun, thonë se nuk i gëzohen këtij vendimi, por kjo le të vlej si një leksion në ndërgjegjësimin e qeveritarëve kosovarë, të merren masa edhe për taksat e qytetarëve të Luginës. A do të ndikoj politika e Luginës në këtë situatë të krijuar, për të pasur lëvizje dhe për heqjen e taksave të qytetarëve të kësaj pjese, dy shefat shpresojnë se me angazhim edhe më të madh qoftë edhe më ekstrem siç thotë Salihu të ndikojnë në vendimmarrje si në Kosovë edhe te Ndërkombëtarët.

Përderisa krerët shtetërorë të Kosovës janë duke u angazhuar maximum në këtë drejtim për normalizimin e raporteve tregtare dhe politike mes dy shteteve, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, asnjëherë nuk u morr një iniciative e tillë edhe pse para disa javë ishte një seancë në parlamentin e Kosovës ku u mor vendim për të drejtat e shqiptarëve të kësaj pjese, reciprocitet dhe heqjen e taksave, ai vendim as një herë nuk u realizua deri më tani/BN/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.