E guximshme si Rovena Dilo

Është një nga zërat më të veçantë dhe të fuqishëm në muzikën shqiptare, këngët e së cilës i kanë mbijetuar kohës dhe kanë përcjellë shumë gjenerata.

Ato vazhdojnë të dëgjohen edhe sot, pavarësisht prurjeve të reja në muzikë.

Me gjithë shkëputjen e shkurtër nga skena muzikore, rikthimi i Rovena Dilos, ishte më i fuqishëm se kurrë. Këngëtarja shqiptare i është përkushtuar muzikës, duke punuar edhe rreth projekteve të reja, përfshirë këtu edhe bashkëpunime.

Mes tyre, ishte ai në këngën “Ma, jo” të cilin e solli bashkë me anëtarin e “Baba Stars”, Onat. Dilo për emisionin #Gjesi ka thënë se bashkëpunimet për të janë shumë të rëndësishme, sidomos me gjeneratat e reja.

Madje, ka disa emra me të cilët do të donte të sillte diçka të mirë në muzikën tonë.

Kur flitet për ndryshimet dhe tendencat e reja, Rovena gjithmonë ka guxuar, por sigurisht duke mos i ikur tërësisht stilit që e ka karakterizuar gjithmonë.

‘E rëndësishme për mua është që të jem vetja në të gjitha projektet që sjell’, deklaron këngëtarja.

Duke premtuar projekte të reja gjatë këtij viti, këngëtarja Dilo tha se gjithmonë do të jetë mirënjohëse ndaj publikut në Kosovë për mbështetjen që i ka dhënë për vite me radhë.

“Për një çast më ndali zemra”, “Dorëzohem” e “Rrëfimi” mbeten disa nga këngët e pavdekshme të saj./#gjesi/T7

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).