Eko Higjiena

E godet gruan në kokë, arrestohet pasiqë policia gjen armë e fishekë gjatë bastisjes

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Viktima sa po ka hapur derën e banesës njësiteve të policisë, e njëjta është alivanosur. Menjëherë është dashur të ftohet ndihma e shpejtë, dhe e njëjta është dërguar në spital për tretman mjekësorë. Nga hetimet e bëra besohet se i dyshuari e kishte goditur me grusht në kokë. Gjatë kontrollit në banesën e të dyshimtit është gjetur edhe një pistoletë. Pistoleta e llojit “Zastava”, me dy karikatorë dhe njëzetë (20) copë fishekë të kalibrit 7.62 mm është konfiskuar nga policia ka njoftuar Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

Policia e Kosovës përmes telefonit ka pranuar një informatë lidhur me një rast të dhunës në familje.

Njësitet sektoriale kanë dalë në vendin e ngjarjes ku i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës në banesën e tij kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

FIDANISHTJA

Viktima sa po ka hapur derën e banesës njësiteve të policisë, e njëjta është alivanosur. Menjëherë është dashur të ftohet ndihma e shpejtë, dhe e njëjta është dërguar në spital për tretman mjekësorë.

Nga hetimet e bëra besohet se i dyshuari e kishte goditur me grusht në kokë. Gjatë kontrollit në banesën e të dyshimtit është gjetur edhe një pistoletë. Pistoleta e llojit ‘Zastava’, me dy karikatorë dhe njëzetë (20) copë fishekë të kalibrit 7.62 mm është konfiskuar nga policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti i referohet Prokurorisë./rajonipress/