UBT

E gatshme ta mbyllë prapë seancën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryesuesja e seancës konstituive, deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që pa pajtimin e partisë së saj blloku opozitar LDK-AAK-Nisma ta zgjedhë Isa Mustafën kryetar të Kuvendit të Kosovës më 12 qershor.

Brovina, e cila është edhe anëtare e Kryesisë së PDK-së, ka treguar se edhe kjo parti akoma nuk ka vendosur sa i takon propozimit për kryetar të Kuvendit, ani pse kryesia e saj është mbledhur të hënën.

KKVITI

“Nuk kishte diçka të re. Gjëra të rëndomta rreth partisë. Ende nuk ka propozim të kandidatit për kryetar të Kuvendit. Sigurisht që do të propozohet gjatë ditëve në vijim, këtë javë kur ka mbledhje Kryesia”, ka thënë ajo.