Fundamenti

E fillon me mungesë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kampioni i Botës me Gjermaninë, Shkodran Mustafi, do të mungojë në ndeshjen e parë të skuadrës së tij të re, Valencias.

Mbrojtësi shqiptar po e vuan ende dëmtimin që e pësoi në Kampionatin Botëror në Brazil me Gjermaninë dhe për këtë arsye do t’i mungojë skuadrës së re qysh në xhiron e parë, ku Valencian nuk e pret punë aspak e lehtë. Kjo pasi që Valencia luan në udhëtim te Sevilla, një skuadër e fortë, sidomos në fushën e vetë.

Uji Dea

Gjithsesi, Mustafi po vazhdon fazën rehabilituese dhe pritet të jetë shpejtë në gjendje të bëjë debutimin e tij në elitën e futbollit spanjoll. Ndeshja ndërmjet Sevillës dhe Valencias do të zhvillohet sonte me fillim prej orës 21:00.