Fundamenti

E emocionuar, Luana Vjollca u drejtohet me një letër të hapur fansave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ajo konsiderohet si një prej moderatorëve më të suksesshme dhe më të dashura për publikun shqiptarë.

Dhe, Luana Vjollca ndihet e bekuar për një gjë të tillë dhe për dashurinë që merr nga fansat e saj çdo ditë, e për këtë prezantuesja i falënderoi me një letër të hapur.

Prezantuesja postoi një letër të gjatë drejtuar atyre që e përkrahin, për të konfirmuar po ashtu largimin nga Top Channel pas 15-të vitesh, ndërsa njoftoi se po vazhdon punën në projekte personale.

Mobi Casa

“Arritja më e madhe në këtë profesion qenka kur njerëzit t’i marrë malli për ty në ekran-aq shumë sa të merr ty malli për duartrokitjet e tyre. Ndjejë për detyrim të ndaj me ju publiku im, ju që keni qenë pjesë e rrugëtimit ti televiziv, ju që më keni komplimentuar, kritikuar, dashur e urryer…Secili prej jush ka kontribuar në formimin tim artistik”, ka shkruar ndër tjera Luana.

“Nga ky sezon nuk gjendem nën logon e Top Channel, prandaj, si rrjedhojë, këtë sezon të shtunën mbrëma nuk do ta ndajmë bashkë duke luajtur, qeshur e argëtuar me Shiko Kush Luan. Tani prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo vështirësi të jetës”, ka thënë tutje moderatorja shqiptare.

Ndryshe, Luana krahas karrierës në moderim, ajo e ka provuar vetën edhe si këngëtare, projekti i saj i fundit muzikor është “1 mijë vjet”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.