Fundamenti

E drejta shqiptare në “Ditën ndërkombëtare”!

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Në një vlerësim të nivelit të kumtesës, Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc, në “Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut – 10 dhjetor”, ka bërë të ditur se gjendja e të drejtave të shqiptarëve, nuk është përmirësuar, por si e tillë, gjithnjë po ashpërsohet dhe po merr përmasa të një shqetësimi serioz.

Qeveria e Serbisë, shteti ku jetojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe ata që shtrihen në zonat më të thella të kësaj republike shumetnike, vazhdojnë të diskriminohen sistematikisht, qoftë në aspektin politik, mosintegrimi adekuat në organet shtetërore, mungesa e vullnetit politik për ta zgjidhur çështjen e mosnjohjes së diplomave të Kosovës, në fushën e sigurisë, nuk nuk janë mënjanuar praktikat dhe presionet e thirrjeve – edhe joligjore – në biseda informative nga ana e organeve policore, shlyerja nga evidenca e vendbanimeve të qytetarëve shqiptarë të këtyre komunave, vazhdimi i gjendjes militarizuese në rajon me njësi të jashtëzakonshme të forcave speciale të policisë dhe me pjesëtarë të ushtrisë; sidomos pjesa e Malësisë së Bujanocit, Karadakut të Preshevës dhe e brezit kufitar në Medvegjë e presione të tjera të këtyre natyrave, të cilat po e zbrazin në heshtje këtë rajon, duke lëkundur seriozisht bërthamën e saj etnike.

Hidromorava

Si përfundim për këtë Kumtesë KDNJ, nuk ka lënë pa kritikuar Beogradin, i cili ndaj shqiptarëve vazhdon diskriminimin, “përkundër faktit se Serbia ka hapur shumë kapituj për bisedime me BE-në, brengosëse paraqitet neglizhenca gjithnjë e në rritje e mekanizmave ndërkombëtare kundrejt këtij diskriminimi sistematik shtetëror.
Dhe krejt në fund të kumtesës KDNJ, nënvizon se “Rajoni po hyn në një fazë tejet të ndjeshme politike edhe si rezultat i marrëveshjes së paralajmëruar mes Prishtinës dhe Beogradit, andaj mbetet jetik kontributi më dinamik i bashkësisë ndërkombëtare në këto komuna”.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, dikur “Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut – 10 dhjetor”, e shënonte, paksa më ndryshe, duke organizuar tryeza, ekspozita, debate, tribuna, anketa etj, duke mos përjashtuar aksionet rrugore me protesta e revolta të tjera të qytetarëve shqiptarë në këtë Luginë, së cilës asnjëherë nuk iu hoqën gazepet e taksiratet. /sevdail hyseni/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.