RCCOLA

E do Benfica, Rashica vendos për të ardhmen

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Milot Rashica është i gatshëm të vazhdojë ko0ntratë afatgjate me Werder Bremenin

Paraqitjet e shkëlqyeshme me Werder Bremenin duke shënuar edhe gola të shpeshtë kanë bërë që Milot Rashica të bëhet dëshirë e shumë klubeve të mëdha evropiane, raporton Gazeta Express.

Ylli i Kosovës ka konfirmuar se disa klube të mëdha kanë shprehur interesim për transferimin e tij. Mirëpo, në një intervistë për “Bildin” gjerman ish futbollisti i Vushtrrisë ka konfirmuar se nuk planifikon të largohet nga skuadra ku po shkëlqen, Werder Bremeni.

“Sigurisht se gjithmonë ka interesim nga klubet, por unë as që po mendoj diçka rreth kësaj qështje”, ka deklaruar Rashica.

Fundamenti

“Bild” raporton se gjiganti portugez, Benfica, është tejet e interesuar për yllin e Kombëtares së Kosovës, transmeton Gazeta Express. Mirëpo, Rachica ka kontratë deri në vitin 2022 me Werder Bremenin, ndërsa klubi gjerman po planifikon ta zgjasë edhe më shumë kontratën me futbollistin që e kishte transferuar nga kampionati holandez.

Edhe vet Rashica është i gatshëm ta vazhdojë kontratën me Werder Bremenin. “Nëse do të ishte zgjedhje e mirë për mua pse jo. Por tash për tash nuk po mendoj rreth kësaj teme”, ka theksuar ai.

Rashica thotë se dëshiron të përqendrohet maksimalisht në sezonin e ri me Werder Bremenin, me të cilin dëshiron suksese në kampionatin gjerman por edhe në garat evropiane. /GazetaExpress/