UBT

E djegin të gjallë vrasësin e dy fëmijëve

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ky është rasti i 234-t i linçimit publik që është shënuar në Guatemala vetëm gjatë vitit të fundit.

Një turmë banorësh të një fshati të Guatemalës, të zemëruar në kulm me një vrasës të dy fëmijëve ka marrë ligjin në duart e veta dhe e ka mbytur atë në mënyrën më barbare. Pas rrahjes nga turma, personin e sulmuar e kanë lyer me benzinë dhe e kanë djegur të gjallë.

Ky duket të mos jetë rasti i parë që në Guatemalë linçohen njerëzit. Besimi në drejtësinë e shtetit është veçanërisht i ulët në fshatrat indigjene të këtij vendi.
Julio Saquil, 35 vjeçar, i dehur kishte hyrë në mësonjëtoren e një shkolle të fshatit që është 190 km nga kryeqyteti. Me një shpatë ai u kishte vrarë në mënyrën më mizore dy fëmijë, duke u hequr kokën vajzës 8 vjeçe Evelyn Yanisa Saquij Bin dhe djalit 13 vjeç Juan Armando Coy Cal.

GRANDEMALL

Pas kësaj një turmë e zemëruar e kishte zënë vrasësin dhe kishte filluar ta godiste me gurë dhe me shkopinj. Pastaj, mësuesit e tërbuar i hodhën benzinë dhe ia vunë zjarrin. Kur erdhën zjarrfikësit, Saquil ishte tashmë i vdekur.

Ky është rasti i 234-t i linçimit që është shënuar në Guatemala vetëm gjatë vitit të fundit. Siç bëjnë të ditur organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, gjatë këtyre linçimeve kanë gjetur vdekjen 40 persona.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.