Fundamenti

E dimë se është gjë e keqe, por si saktësisht ndikon duhani gjatë shtatzënisë te bebja?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjinekologu Robert Welch u ka ndihmuar mijërave femrave me shtatzëni të rrezikshme t’i realizojnë ëndrrat e tyre për të lindur bebe të shëndetshme.

Por, pavarësisht atyre sukseseve, ka një situatë që ende e frikëson atë: kur takohet me një shtatzëne që nuk mund ta lë duhanin!

Ai vet i ka parë komplikimet që pirja e duhanit gjatë shtatzënisë i shkakton, duke përfshirë lindjen e parakohshme, një peshë më të vogël të bebes, madje edhe rritjen e rrezikut për abort.

Madje, ai thotë se pirja e duhanit gjatë shtatzënisë është shprehi më e rrezikshme sesa sëmundjet serioze si diabeti dhe shtypja e lartë e gjakut.

Por, përse është gjë e rrezikshme pirja e duhanit gjatë shtatzënisë?

Tymi i cigares i përmban më shumë se 4,000 kimikale, ndërkaq të paktën 60 prej tyre janë përbërës që e shkaktojnë kancerin. Kur pini duhan gjatë shtatzënisë, ato toksina futen në qarkullimin tuaj të gjakut, i cili është burimi i vetëm i oksigjenit dhe vlerave ushqyese për bebet.

Ndonëse asnjëri prej atyre 4,000 kimikaleve nuk është i mirë për beben, dy prej tyre janë posaçërisht të dëmshëm: nikotina dhe monoksidi i karbonit. Këto dy toksina janë përgjegjëse për thuajse çdo komplikim që ndodh në shtatzëni si pasojë e çorjes së duhanit.

Hidromorava

Komplikimet më serioze – që përfshijnë vdekjen e bebes, lindjen e parakohshme dhe peshën e vogël të bebes në lindje – mund t’i atribuohen faktit se nikotina dhe monoksidi i karbonit punojnë së bashku për ta reduktuar furnizimin e bebes me oksigjen.

Si ndikon pirja e duhanit te bebja?

Mungesa e furnizimit adekuat me oksigjen, ndikon jashtëzakonisht shumë në rritjen dhe zhvillimin e bebes.

Mesatarisht, pirja e duhanit gjatë shtatzënisë i dyfishon shanset që një bebe të lind më herët ose të ketë peshë më të ulët sesa normalja në lindje.

Pirja e duhanit po ashtu i dyfishon rreziqet e humbjes së jetës së bebes.Çdo cigare që e pini jua rritë rreziqet e ndryshme.

Pirja e duhanit ndikon edhe në trupin dhe mushkëritë e bebes, në zemër dhe në funksion të trurit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.