UBT

E diela, ditë pune për Lutfi Hazirin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me bashkëpunëtorët, ka dalë të dielën në terren për t’i parë punimet në rindërtimin e rrugëve kryesore të qytetit, “Zija Shemsiu” (përballë Universitetit Kadri Zeka), “Haqif Tetotva” (përballë postës së vjetër), “Madeline Albright” (rruga e Prishtinës) si dhe të ashtuquajturës rruga e ish-Diagnozës.

Kryetari Haziri u shpreh i kënaqur me cilësinë e punimeve, ndërsa tha se në kuadër të rindërtimit të rrugëve, po rindërtohet edhe rrjeti i ri i kanalizimit dhe ai i ujësjellësit.

ARKATANA

“Realizimi i katërshes së madhe të prioriteteve, në të cilën hyn programi i infrastrukturës bazike, po ecën sipas planit. Jam i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën e punëve në rindërtimin e këtyre rrugëve, në kuadër të të cilave po bëhet edhe rrejti i kanalizimit dhe ai i ujësjellësit në mënyrë që të përfundohet të gjitha në të njëjtën kohë. Disa nga këto rrugë tashmë kanë përfunduar dhe po presim që të përfundoj shumë shpejt asfaltimi i rrugës së Prishtinës për të vazhduar edhe me rrugët tjera në qytet e fshatra”, është shprehur me këtë rast kryetari Haziri.

Kryetari i Gjilanit ka paralajmëruar fillimin e shpejt të punimeve edhe në hyrje-daljet e qytetit, përkatësisht rrugën Gjilan-Bujanoc, Gjilan-Prishtinë e më vonë edhe Gjilan-Ferizaj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.