Fidanishtja

E dhimbshme, në mungesë të nxënësve mbyllen shkollat në fshatrat kufitare

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Për shkak të mungesës së nxënësve tashmë janë mbyllur shkollat në fshatin Sllubicë e Stublinë. Gjithsesi e dhimbshme kjo dukuri derisa banorët thonë se gjallëria në brezin kufitar kthehet me investime e përmirësim të kushteve.

Dy shkollave fillore tashmë i është vendosur dryri, e tërë kjo për shkak të mungesës së nxënësve.

Në Sllubicë situata duket e mjerueshme, një shkollë që dikur kishte emër e gjallëronte jeta nga zhurma e fëmijëve, lojërat e topit e aktivitete tjera sportive e kulturore.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në fshatin Stublinë, një shkollë në zë nga e cila kanë dalur emra të spikatur.

Fidanishtja

Mungesa e nxënësve është e dhimbshme, por kështu po ndodhë para syve tanë shprehet një banor nga Sllubica.

“Rinia nuk e duan jetën në fshat, nuk e duan as mësimin që zhvillohet këtu sepse duan që edhe fëmijët e tyre të trajtohen si moshatarët e tyre në qytet” u shpreh një banor.

Porosia e banorëve të brezit kufitar është e thjeshtë dhe e qartë.”Vetëm investimet serioze, angazhimet e të gjithë faktorëve relevant mund ta kthejnë rritën dhe zhvillimin e fshatrave kufitare. Nuk mund të ketë prosperitet në një vend kufitar i cili vizitohet në çdo 5 vite ose vetëm kur ka fushatë partiake” u shpreh Ymeri banor nga brezi kufitar./rajonipress/