E destinuar për televizion

Gjithçka nisi me ‘Ethet e së premtes mbrëma’. Dhe bashkë me pëlqimin që mori në këtë eveniment, këngëtarja Orinda Huta vazhdoi angazhimin e saj fuqishëm në skenën e artit.
Vajza simpatike e cila me zërin e saj të ëmbël arriti që për një kohë të jetë shumë e komentuar dhe e pëlqyer nga masa, ka kohë që i ka humbur syrit të publikut.
“Nuk jam larguar nga muzika. Nuk do ta bëja asnjëherë. Jam tërhequr pak pasi që angazhimet e mia momentale janë të destinuara kah televizioni dhe emisioni të cilin e udhëheq. Andaj kam dashur që t’i përkushtohem kësaj pune si dhe disa çështjeve të mia private”, ka treguar Huta për Tribuna, duke mohuar kështu shkëputjen e saj nga kënga (Tribuna).