KKVITI

E braktisë strehimoren, hedh dyshime te “Streha”

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gazmend Këpuska i vendosur në qendrën rehabilituese “Streha” në Livoq të Gjilanit thotë për rajonipress se e ka braktisur këtë qendër pasiqë ajo nuk ofron shërbimet dhe nevojat e klientëve. Aty hynë i shëndoshë e del më i sëmurë shprehët ai. Por variant krejt tjetër japin Kurt Trachsel e Patrick Walser. Sipas tyre Gazmendi gjithçka që po bënë e bënë në shenjë hakmarrjeje.

Gazmend Këpuska është bukur në moshë dhe ka qenë i varur nga pirja e alkoolit. Për një kohë kishte kërkuar “ilaç” nga kjo varësi dhe arrin të komunikojë me një qendër zvicerane që quhet “Streha” e cila ndodhet në Livoq të Epërm të Gjilanit.

Këpuska për rajonipress tha se ka qëndruar plotë shtatë muaj në atë qendër duke menduar se do të shërohet plotësisht.”Në këtë qendër gjithçka mund të ndodhë, me përjashtim të shërimit për të cilin edhe është dedikuar. Aty ka keqpërdorime, krime të natyrave të ndryshme. Thjeshtë kjo qendër është një lloj kampi i punës ku torturohen klientët” shprehet Këpuska.

Këpuska tha se në këtë qendër ka takuar fëmijë të mitur ku përgjegjësit e qendrës i joshin me lodra.”Unë jam i befasuar sesi Ministria e Shëndetësisë u ka dhënë licencë. Ky rast është i papresedan sepse fëmijët i detyrojnë të luten në kishat e tyre derisa në rregulloret e kësaj qendre shkruan se ekziston edhe terapia, por që në fakt aty nuk ka terapi e as mjek. Aty ka vetëm krim dhe keqpërdorime ekstreme për të cilat duhet të hetohen” tha Këpuska.

Këpuska tha se qendra “Streha” përdoret vetëm si mbulesë për të mbuluar dallaveret e shumta që i bëjnë personeli aty. “Unë nuk do të heshti nga këto gjëra që i kam parë e përjetuar me sytë e mi. Do të paraqesë rastin edhe në polici e prokurori” tha Këpuska.

Por rajonipress ka kontaktuar drejtuesit e qendrës “Streha” të cilët e thonë të kundërtën. Udhëheqësit e qendrës Kurt Trachsel dhe Patrick Walser thanë se janë të befasuar me deklaratat e Gazmendit.

Uji Dea

Kurt Trachsel tha për rajonipress se Gazmendi këtë po e bënë në shenjë hakmarrjeje sepse ne e kemi larguar nga qendra për shkak se nuk ishte i disiplinuar. “E kishte thyer kodin dhe rregullat e kontratës” tha ai.

Trachsel thotë se Gazmend Këpuska ka qenë disa vite në Mal të Zi e Maqedoni për shërim dhe ka një të kaluar bukur të dyshimtë.”Megjithatë ne e kemi vendosur në qendër dhe jemi kujdesur maksimalisht. Në qendër strehohen vetëm njerëzit që kanë përdorur drogën dhe deri tani ka pasur efekt” tha ai.

Sipas Trachsel qendra “Streha” ka licencë nga Ministria e Shërbimeve Publike dhe donacionet i merr nga Zvicra e Gjermania. Edhe psikologu Patrick Walser tha se në këtë qendër që nga viti 2009 janë trajtuar 30 pacientë dhe të gjithë janë mbi moshën 18 vjeçare. Nuk është e vërtetë se këtu mbajmë fëmijë sepse ne jetojmë me familjet dhe fëmijët tanë këtu” shprehet ai.

Për t`iu bindur këtij rrëfimi ne takuam edhe klientin K.B. nga Prishtina. Ai tha për rajonipress se ka përdorur mbi 7 vite drogën.”Këtu ndihem si në shtëpinë time. Më vjen keq, por më duhet ta demantojë Gazmend Këpuskën sepse askush këtu me zor nuk rrinë. Unë kam pasur nevojë dhe kam ardhur dhe po shërohem e po përmirësohem çdo ditë .Është e vërtetë se këtu punohet sepse kështu është terapia sepse po të mos punosh atëherë nuk ke sukses” tha ky pacient i qendrës “Streha”.

Ndryshe “Streha” ka mbi 1 hektar tokë pronë të sajën dhe aty punohet edhe në serra që është pjesë e terapisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: