UBT

E bëjnë për spital biznesmenin gjilanas

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – B.S. biznesmen nga Gjilani është rrahur rëndë nga tre persona derisa ai ishte duke lëvizur me një femër shtetase e Kosovës mësojnë burimet e rajonipress.

Policia e Gjilanit nuk ka dhënë detaje për viktimat dhe të dyshuarit, por thanë se derisa viktimat vozitësi B. S. 1976 bashkë me N. A. 1991, femër shtetase e Kosovës ishte duke lëvizur me veturën tij “Mercedes” me tabela vendore, për një moment para tij një veturë u ka bllokuar rrugën , kurse nga një veturë mbrapa kanë dal të dyshuarit I. M. 1997, A. T. 1987, A. Sh. 1986, të cilët e kanë sulmuar viktimën me grushta dhe mjete të forta , me ç` rast u kanë shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan viktimat B. S. 1976, ishte bashkë me një bashkë udhëtare femër shtetas e Kosovës N. A. 1991.

Mobi Casa

Pas incidentit viktimat janë trajtuar në Qendrën Emergjente dhe posedojnë raporte mjekësore, kurse të dyshimtit janë arrestuar, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.

Rasti me kallëzim penal i referohet Prokurorisë së shtetit./rajonipress/