Hidromorava

E bartin ujin me gomar, kërkojnë ndihmën e komunës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Vehid Ibrahimi i cili thotë se është kryetar i fshatit Muqibabë ka kërkuar të mërkurën ndihmë nga institucionet komunale për tua rregulluar ujin për pije e pastrim. Ibrahimi tha se në lagjen “Leraj” të Muçibabës jetojnë katër familje dhe ujin shpesh e bartin prej krojeve nga një distancë prej 500 metrave me dorë e në disa raste dhe me gomar.

Lagja “Leraj” e fshatit kufitar Muçibabë ndeshet me situata të rënda elementare për jetesë. Katër familje që aktualisht jetojnë në këtë lagje kanë mungesë të ujit të pishëm dhe detyrohen që ta bartin atë me dorë e shpesh edhe me gomar raporton rajonipress.

Vehid Ibrahimi i cili thotë se është kryetar i fshatit Muçibabë të mërkurën e ka deponuar një kërkesë në drejtorinë e shërbimeve publike në Gjilan ku ka kërkuar ndihmë nga institucionet komunale për tua rregulluar ujin e pijes.

“Po ju drejtohem juve kryetar Haziri e drejtor Biqku me një kërkesë shumë reale, edhe pse banale në dukje të parë. Banorët e fshatit Muçibabë të lagjes “Leraj” jetojnë në kushte ekstreme dhe të rënda. Janë katër familje atje që ujin e pijes dhe atë për pastrim e bartin prej krojeve të fshatit nga një distancë prej 500 metrave me dorë, e në disa raste dhe me gomar”.

Mobi Casa

Ibrahimi thotë se tani është koha e fundit kur institucionet komunale duhet të mendojnë më seriozisht për kërkesat e banorëve të brezit kufitar.

Madje Ibrahimi në kërkesën e tij ka bërë një parallogari të krejt investimit atje. “Problemi i ujit mund të zgjidhet me katër hidrofora, 1800 metra gyp uji, 1800 metra kabell të rrymës, katër copë rezervar të ujit dhe punën fizike që vet banorët mund ta kryejnë”.

Ibrahimi thotë se ka shpresë të madhe tek Lutfi Haziri i cili edhe ka premtuar se do i përkrah fshatrat e brezit kufitarë.

Në kërkesën e kësaj lagjeje figurojnë emrat e kryefamiljareve : Sadri Ibrahimi, Shaban Ibrahimi, Agim Zymberi dhe Vehid Ibrahimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.