GRANDEMALL

E ardhmja pa Chavezin

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti venezuelas, Hugo Chavez, tash e tri javë nuk është parë publikisht. Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore ka bërë që komentuesit e shumë mediave të mëdha botërore si lajm kryesor të kenë spekulimet mbi ardhmërinë e Venezuelës, por pa liderin e saj problematik.

Presidenti venezuelas nuk është parë në publik tash e tri javë, gjegjësisht që nga koha kur u raportua se po vuante nga komplikimet e shfaqura pas intervenimit kirurgjikal në Kubë, me qëllim të shërimit të kancerit, nga i cili Chavez vuan tash sa kohë.

Mediat shtetërore në Venezuelë po emitojnë rregullisht fjalë nderimi kushtuar presidentit, përderisa qeveria pohon se gjendja e tij mbetet “stabile” por “delikate”.

Mirëpo, lëvizja kryesore opozitare në vend ndërkohë i ka bërë thirrje pushtetit që të jetë më sinqertë lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Nga ana tjetër, më 10 janar Chavez do të duhej të bënte betimin për mandatin e tij të ri gjashtëvjeçar si president.

Reagimet në Amerikën Jugore

Në editorialin e gazetës ditore kolumbiane ‘El Colombiano’ nënvizohet se, Qeveria e Venezuelës tashmë po shqyrton disa skenarë të mundshëm, meqenëse mungesa e presidentit Chavez në këtë ceremoni është gati e pashmangshme – qoftë për shkak të vdekjes, apo për shkak të “paaftësisë së tij absolute”.

Gazeta argjentinase ‘Clarin’ pohon se vdekja e Chavez do të mund t

i paraprinte “një ndryshimi esencial, por edhe të vetë kualitetit të lëvizjes së tij – e cila paraqet një magmë majtistësh, popullzimi të vrazhdët dhe oportunistësh regjionalë – të cilën ai e ka drejtuar dhe koordinuar mbi 14 vjet, mbi bazat e dollarëve të fituar nga nafta”.

Po ashtu, gazeta thekson se, “socializmi i shekullit 21, respektivisht një ri-realizim i ëndrrave revolucionare të viteve të 60’a dhe të 70’a”, siç parapëlqente Chavez të thoshte shpesh, kurrë s’do të paraqes asgjë më tepër se një mirëqenie të bazuar në shpenzimin e të hyrave të krijuara nga nafta.

Në ndërkohë, edicioni i gazetës ‘Wall Street Journal’ (WSJ) për Amerikën Jugore, pohon se fokusimi i vazhdueshëm në shëndetin e presidentit e ka pamundësuar Qeverinë e Venezuelës që të adresojë “çështjen e çarjeve ekonomike në rritje”. Rrjedhimisht, në artikullin e WSJ thuhet se “pas marrjes së përgjegjësive” pasardhësin e Chavez e pret “një aterrim tejet i vështirë”.

Pjesa tjetër e botës

FIDANISHTJA

Çështjet ekonomike duket se janë shqetësimet kryesore edhe të gazetës kineze ‘China Daily’, sipas së cilës: “Gjendja shëndetësore e Chavez po përcillet nga afër edhe nga shtetet e tjera të Amerikës Latine, të cilat përfitojnë nga ndihma gjeneroze e tij, por edhe nga investuesit në Wall Street, të cilët joshen nga obligacionet fitimprurëse dhe shumë të tregtuara të Venezuelës”.

Në numrin e saj të 2 janarit, gazeta spanjolle ‘ABC’ nënvizon se presidentit Chavez tashmë i është caktuar edhe koha kur do të hiqet nga aparatet që e mbajnë në jetë.

”Zyrtarët venezuelas thonë se Chavez është ende gjallë, megjithëse ata duket se vetëm sa janë duke e përgatitur shtetin për lajmin e vdekjes së liderit bolivarin të vendit”, pohon ‘ABC’.

Në Rusi ndërkaq, televizioni ‘Rossiya 1’ ka njoftuar se autoritetet e Venezuelës i kanë mohuar lajmet e disa mediave spanjolle se presidenti Chavez është në komë. Televizioni rus ka dhënë edhe detaje lidhur me operacionin e liderit venezuelas, derisa ka sqaruar se ky operacion është kryer nga një ekip mjekësor që në Kubë kishte ardhur nga Rusia, me qëllim që t’iu asistonte kolegëve kubanezë.

E web-faqja e televizionit iranian ‘Press TV’ ka transmetuar raporte në të cilat citohen deklaratat e zyrtarëve venezuelas, se gjendja shëndetësore e Chavez është stabile.

Nga ana tjetër, gazeta indiane ‘The Hindu’ vëren se krijimi i rezervave të mëdha të naftës në Venezuelë nënkupton se gjendja shëndetësore e Chavez, por edhe “nervozizmi dhe dyshimet” për të ardhmen e tij, nënvizojnë rëndësinë që kjo gjendje ka për vendin.

“Përkundër portretizimit së gjendjes së tij shëndetësore si të përmirësuar, përkrahësit e tij tani po e kuptojnë se ai s’do të mund të vazhdojë kështu përgjithmonë. Madje, edhe po qe se sistemi i zhdërvjelltë shëndetësor kubanez arrin që ta mbajë gjallë, fuqia dhe mundësitë e tij për ta ruajtur imazhin e deridjeshëm… s’duket të jenë të arritshme. Por, mbetet pikëpyetje se sa kohë do t’i duhet opozitës – dhe mbështetësve të saj jashtë vendit – për arritjen e fuqisë së duhur për përfundimin e erës së tij”, thuhet në artikullin e gazetës indiane.

Thashethemet mbi vdekjen e Chavez

Ka disa ditë që në internet kanë filluar të qarkullojnë thashetheme, se presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, në fakt ka vdekur. Sipas kolumnistit të agjencisë Reuters për Amerikën Jugore, Raul Gallegos – i cili momentalisht ndodhet në Venezuelë – është shumë e vështirë që këto thashetheme të konfirmohen. Sipas tij, për këtë arsye edhe vetë opozita venezuelase ka kërkuar nga qeveria që të dalë publikisht me të vërtetën mbi shëndetin e Chavez.

“Pavarësisht asaj se ai mund të jetë i vdekur, apo edhe të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, na mbetet që të presim një konfirmim nga Qeveria e Venezuelës, e cila do të njoftojë për këtë gjë. Aktualisht ka shumë spekulime, por është vështirë të dihet nëse ato janë të vërteta ose jo”, u shpreh Gallegos për radion ‘Voice of Russia’.

Në ndërkohë një mjek i njohur venezuelas, emri i të cilit nuk u bë i ditur, por i cili është në kontakt të vazhdueshëm me ekipin mjekësor të Chavez, deklaroi se presidenti venezuelas po i jeton ditët e tij të fundit. BBC

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.