Mobi Casa

E ardhmja e Berishës vendoset në qershor

/ 2 minuta lexim
HW

Pavarësisht dëshirës së madhe që Atalanta ka për të blerë përfundimisht kartonin e Etrit Berishës, kjo gjë ende nuk është zyrtarizuar. Portieri shqiptar është i huazuar te Atalanta nga ekipi i Lacios me të drejtë blerje në fund të sezonit, dhe te skuadra aktuale ai i ka bindur të gjithë për aftësitë e tij.

Vetë drejtori sportiv i bergamaskëve, Xhovani Sartori ka konfirmuar se në fund të sezonit do të ulen me homolgët nga Lacio për të arritur një konkluzion. Gjithçka pritet të vendoset brënda datës 15 qershor, teksa Sartori për mediat italiane është shprehur:

Mobi Casa

“Diskutimet e merkatos me Lacion janë të hapura, për shkak të së drejtës të blerjes që mund të ushtrojmë sipas marrëveshjes, deri më datë 15 qershor, për Berishën. Ndoshta edhe më parë. Në fillimin e muajit qershor, sapo të ketë mbaruar kampionati dhe të jemi njohur me porcionin tonë përfundimtar në klasifikim, do të vendosim se çfarë do të bëjmë dhe në atë pikë, e përsëris dhe e nënvizoj, vetëm në atë moment, me portierin shqiptar dhe klubin lacial, do të fillojë një bisedë ekonomike dhe jo vetëm”, deklaroi ai për mediat.

Pengesa kryesore për blerjen përfundimtare e Berishës nga Atalanta është shifra prej 7 mln eurosh që kërkohet nga Lacio, ndaj dhe palët duan të ulen dhe të gjejnë një ujdi tjetër mes tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.