FITORJA

E ardhmja e Asllanit te Interi në dyshim, mesfushori shqiptar mund të huazohet në janar

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kristjan Asllani ka nisur sezonin e tij të dytë te Interi, por ende me hapësirat shumë të limituara.

Mesfushori shqiptar është paraqitur në vetëm tre ndeshje këtë edicion, ku dy në Serie A duke luajtur 22 minuta dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve ku luajti 55 minuta.

Përkundër se paraqitjet e shqiptarit kanë qenë të mira sa herë ka luajtur, trajneri Simone Inzaghi nuk është se i ka besuar shumë atij.

Megjithatë mediumi i afërt me klubin zikaltër ‘fcinternews’ ka raportuar se Asllani mund të huazohet në afatin kalimtar të janarit.

Mobi Casa

21-vjeçari dëshiron të ketë më shumë hapësira dhe nëse nuk i merr ato te Interii do të kërkoj huazimin në janar, pasi dëshira e tij është të luaj më shumë dhe të jetë i gatshëm për Shqipërinë për në Euro 2024.

Ish-skuadra e tij Empoli mbetet favorit për t’i fituar shërbimet e Asllanit, por shqiptarin e pëlqejnë edhe skuadrat tjera si Cagliari, Sassuolo, Hellas Verona e Salernitana.

Asllani iu bashkua Interit si huazimi prej 4,5 milionë eurove nga Empoli në verën e vitit të kaluar, me klubin zikaltër që shenzoi edhe 10 milionë euro të tjera për blerjen përfundimtare të tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.