Fundamenti

Dyzetvjetori i demonstratave të vitit 1981 në Kosovë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Shefik Sadiku – Demonstratat studentore, të shndërruara në gjithepopullore, të vitit 1981 jo vetëm që paraqesin lëvizjen më të rëndësishme të shqiptarëve të ish Jugosllavisë në gjysmën e dytë të shek. XX për liri kombëtare, por ato përbëjnë kthesën më të domosdoshme për të ardhur deri te statusi i një shteti të pavarur që ka sot Kosova. Dihet mirë fakti i dhimbshëm kur konferencat apo kongreset ndërkombëtare, pamëshirshëm copëtuan tokat shqiptare duke lënë jashtë shtetit shqiptar pjesën më të madhe të atyre tokave.

Kosova e sotme që, dikur ishte në kuadrin e Vilajetit të Kosovës, me vendimet e Konferencës së Londrës 1912/13 padrejtësisht dhe pa pëlqimin e shqiptarëve, iu bashkua Serbisë. Kosova nga pushtuesi i mëparm turk, tani ra nën pushtimin serb. Dihet fati i atyre popujve që u ndërrohen vetëm pushtuesit.

Për shqiptarët e pushtuar nga Serbia tani filloi një jetë edhe më e vështirë dhe më shtypëse se sa ajo e mëparshmja,sepse Serbia e dinte fare mirë se ekzistimi i një shteti shqiptar në Ballkan, për mosekzistimin e tij ajo kishte bërë çmos, ishte një motiv i shqiptarëve për çlirim dhe të drejta kombëtare, prandaj aparati shtetëror shtypës i saj kundër shqiptarëve ishte tèpër i dhunshëm.

Aspiratat e shqiptarëve të mbetur jashtë shtetit amë për t’u çliruar, nuk do të pushojnë asnjë herë. Të drejtat e shqiptarëve për vetëvendosje nuk u realizuan as pas Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët e andej dhe këtej kufirit ndarës në mes tyre, u rreshtuan kundër bllokut fashist. Ristrukturimi i Jugosllavisë së Titos, vetëm sa i copëtoi edhe më shumë shqiptarët në njësi përbërëse të Jugosllavisë. Kosova si njësi dhe regjion me më shumë popullsi shqiptare në ish Jugosllavi, në vend se të përfitojë nga rreshtimi i saj antifashist, ndaj saj u hartuan edhe plane dhe memorandume raciste.

Legalizimi dhe lejimi i shkollimit të shqiptarëve në të ashtuquajturën Jugosllavi vetëqeverisëse, ishte më shumë perceptim i një zhvillimi të shqiptarëve se sa një përparim real në substancë. U lejuan disa të drejta për shqiptarët që më shumë ishin të karakterit kulturor, kurse substancialisht Kosova vazhdonte të mbetej dhe thellohej pabarazia e saj me viset tjera të ish Jugosllavisë. Çdo kërkesë dhe lëvizje e shqiptarëve drejt një emancipimi te tyre kombëtar, shtypej dhe torturohej brutalisht nga Serbia nën petkun e Jugosllavisë vetëqeverisëse.

Eco Higjiena

Edhe ndryshimet kushtetuese të vitit 1974, me të cilat Kosova de jure avancohej në statusin e saj, por de fakto kjo nuk mundësohej nga hegjemonia serbe, nuk sollën atë që meritonte popullata shqiptare, që numerikisht ishte e treta në Jugosllavi pas serbëve dhe kroatëve. Jugosllavia proklamohej si vend i barazisë mes popujve të saj, por karshi shqiptarëve ajo ishte shtet që nëpërkëmbte skajshmërisht të drejtat e tyre. Edhe në terminologjinë përcaktuese të popujve brenda saj, ajo ishte tepër raciste kur shqiptarët i quante me një term inekzistent në botë, kombësi, për dallim të maqedonëve, malazezeve e boshnjakëve që quheshin komb është pse numerikisht ishin me pak se shqiptarët.

Pra, përpjekjet e shqiptarëve në Kosovë për të dalur nga robëria serbe kurrë nuk kanë munguar. Ato kanë qenë herë më të fuqishme e herë jo aq sa duhet, varësisht nga rrethanat. Një kthesë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe nga vendimtaret në këtë drejtim, pa dyshim, se e përbëjnë demonstratat e pranverës së vitit 1981. Këto demonstrata ishin më masive se kurdoherë, më mirë të organizuara dhe më mirë të artikuluara në kërkesa.
Demonstratat fillimisht studentore e më pastaj gjithepopullore të shqiptarëve në Kosovë të vitit 1981, per nga jehona dhe kërkesa, nuk është tepër të thuhet se paraqesin fillimin e shpërbërjes së perdes së hekurt të regjimeve komuniste të Evropës.

Pavarësisht se dhuna, shtypja, torturat burgosjet ndaj shqiptarëve vinin duke u shtuar nga shteti i Jugosllavisë e më vonë drejtpërdrejt i Serbisë, megjithatë qëndresa shqiptare veç sa rritej deri në luftën e UÇK-së për çlirimin përfundimtar të Kosovës nga Serbia në qershor të vitit 1999.

Pa dyshim se demonstratat e vitit 1981 përbëjnë një nga aktet më themeltare të çlirimit të shqiptarëve të Kosovës nga Serbia.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.