Fundamenti

Dyzet e dy anëtarë të Parlamentit Evropian i çojnë kërkesë Macronit të hiqen vizat për Kosovën

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Anëtari i Parlamentit Evropian, Andrey Kovatchev, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se sot bashkë me 41 anëtarë të Parlamentit Evropian, ka nënshkruar dy letra adresuar presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holantes, Mark Rutte, me kërkesën që Kosovës t’i hiqen vizat deri në fund të vitit 2020.

Kovatchev gjithashtu kujtoi se kanë kaluar tashmë dy vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave.

Tutje, Kovatchev tha se vetëm kështu, Evropa mund të bëhet ndërmjetësuese e drejtë në cështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

“Sot, së bashku me 41 anëtarë të Parlamentit Evropian, nënshkruam dy letra adresuar presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandes, Mark Rutte, me kërkesën që të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës deri në fund të vitit 2020. Kanë kaluar tshmë dy vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave. Vetëm në kështu Evropa mund të bëhet ndërmjetësuese e drejtë”, shkroi Kovatchev.

Kryeministri Hoti ka sot është takuar me presidentin e Francës, Emanuel Macron, sipas agjendës evropiane, për bisedimet me Serbinë.

Ai të premten, më 10 korrik, do të marrë pjesë në samitin virtual të Parisit, të cilin e kanë thirrur presidenti Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Përvec Kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Aleksander Vuciq,

Mobi Casa

Kryeministri Hoti do ta përfaqesojë Kosovën edhe në takimin me presidentin serb, Aleksander Vuciq, në Bruksel, më 12 korrik.

Presidenti Hashim Thaci, që viteve të fundit ka udhëhequr bisedimet me Serbinë, nuk do të marrë pjesë në asnjë takim të kësaj jave.

Hoti takimit të tij me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris, ka thënë se ndihet i nderuar nga pritja që iu bë në Pallatin Elysee dhe se Macron iu zotua se Franca përkrah Kosovën në dialogun me Serbinë.

“Shumë i nderuar me pritjen nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Raportet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyeshme dhe ne jemi falëndërues për përkrahjen e saj. Përpektiva e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet në këtë pjesë të Evropës” , ka shkruar Hoti në Twitter.

Tutje ai shton se ka marrë përkrahjen e presidentit francez për dialogun Kosovë – Serbi.

“Franca zotohet se do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, i cili duhet të çojë në njohje të dyanshme dhe normalizim të raporteve” , thuhet tutje në postimin e tij. /express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.