FITORJA

Dyzet deputetë, “adios” izolim!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Parlamentarët kosovarë po vazhdojnë të pajisen me pasaporta të Shqipërisë, ndonëse është çështje ditësh kur Komisioni Evropian pritet ta publikojë raportin për liberalizim të vizave. Vlerësohet se rreth 40 deputetë janë të liberalizuar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Derisa qytetarët vazhdojnë të mos e gëzojnë lirinë e lëvizjes drejt Bashkimit Evropian (BE), deputetët dhe qeveritarët kosovarë po sigurojnë rrugë alternative për të udhëtuar pa viza.

Kjo gjë po u mundësohet këtyre të fundit nëpërmjet Shqipërisë, përkatësisht përmes dekretit për dhënie të shtetësisë shqiptare nga presidenti Ilir Meta.

Mobi Casa

Ky i fundit po vazhdon t’i pajisë me shtetësi shqiptare politikanët kosovarë, shkruan më tutje “Zëri”.

Vlerësohet se rreth dyzet deputetë të Parlamentit të Kosovës lëvizin pa viza drejt BE-së qoftë me pasaporta të Shqipërisë, të Serbisë (kryesisht deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës), si dhe me pasaporta të shteteve të ndryshme perëndimore.

Në anën tjetër, Kosova është në pritje të raportit nga Komisioni Evropian (KE), me të cilin do të vlerësohet nëse vendi e ka plotësuar kushtin e fundit për liberalizim të vizave, atë të luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.