HW

Dyshohet se dëbimi i 35 kosovarëve nga Gjermania ka lidhje me zjarrvënien

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Do të zhvillohen hetime për të vërtetuar nëse ka ndonjë lidhje në mes të shpërthimit të një zjarri në një vendstrehim të azilkërkuesve dhe këtij aksioni policor.

Në landin gjerman, Thüringen, nga nata e mbrëmshme deri sot në mëngjes është realizuar aksioni për dëbimin e 35 azilkërkuesve kosovarë. Siç ka deklaruar për agjencinë dpa një zëdhënës policie gjatë natës janë marrë nga banesat e tyre këta 35 azilkërkues dhe janë vendosur në një pikë grumbullimi prej nga janë transportuar për në aeroportin Leipzig/Halle.

ARKATANA

Në mesin e të grumbulluarve ka edhe 15 fëmijë nën moshën 14 vjeçare, por ata të gjithë janë me familjet e tyre kështu që nuk ka fëmijë që udhëtojnë të vetëm, transmeton albinfo.ch. Fluturimi bëhet sot rreth mesditës.

Sipas policisë, gjatë grumbullimit të azilkërkuesve nuk ka ndodhur asnjë incident. Do të zhvillohen hetime për të vërtetuar nëse ka ndonjë lidhje në mes të shpërthimit të një zjarri në një vendstrehim të azilkërkuesve dhe këtij aksioni policor, përcjell albinfo.ch. Në afërsi të këtij vendstrehimi, persona të panjohur kishin ngritur një barrikadë dhe i kishin vënë zjarrin asaj, kështu që është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta neutralizuar atë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.