Fundamenti

Dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndalohet një zyrtar komunal në Kllokot

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, përmes Departamentit për Krime të Rënda dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Gjilan, ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për të dyshuarin me inicialet S.S., i cili dyshohet se gjatë periudhës nga viti 2019 deri më 2 mars 2026, në cilësinë e zyrtarit për kulturë, rini dhe sport, si dhe menaxher i bibliotekës së Komunës së Kllokotit, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke mos i përmbushur obligimet e punës.

Hetimet e zhvilluara nga organet kompetente dhe aplikimi i masave të veçanta hetimore kanë ngritur dyshime të bazuara se i njëjti, ndonëse nuk është paraqitur në vendin e punës dhe nuk ka ushtruar aktivitetet e parapara me kontratë, ka përfituar pagë mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës.

HW

Sipas Prokurorisë, dëmi i shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit arrin në mbi 39 mijë euro.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit tashmë kanë filluar procedurat hetimore dhe se brenda afateve ligjore do të kërkohet edhe masa për sigurimin e pranisë së tij pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

Rasti konsiderohet një tjetër sinjal i përpjekjeve të institucioneve të drejtësisë për të luftuar keqpërdorimet në institucionet publike dhe për të mbrojtur paranë publike nga abuzimet eventuale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.